Lajme

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri gjobit kompanitë e miellit për caktim çmimi

Gjobiten 4 kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të miellit në vend. Autoriteti i Konkurrencës pas përfundimit të monitorimit ka konstatuar se këto ndërmarrje kanë shkelur ligjin duke caktuar  në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes në periudhën shtator 2021 – gusht 2022.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Si pasojë e kësaj shkelje ndaj kompanive është vendosur në total një gjobë prej 10.4 milion lekësh.

Kompanitë e tregtimit dhe prodhimit  të miellit kanë qenë në monitorim që në vitin 2021 dhe  u ishte lënë detyrë nga komisioni i autoritetit të Konkurencës që të mos kufizonin dhe kontrollonin tregun.

Por është vërejtur se ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje duke mos zbatuar detyrimin e dhënë.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *