Lajme

Si të ruheni nga i nxehti? 7 rekomandimet e OBSH-së në këto ditë përvëluese

Kjo javë është parashikuar se do të jetë me temperatura ekstreme.

Madje në disa shtete sikundër në Britani të Madhe për herë të parë termometri do të regjistrojë mbi 40 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa këshilla se si mund të përballojmë këtë mot ekstremisht të nxehtë.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

OBSH rekomandon:

  1. Qëndroni në dhomën më të freskët në shtëpi, veçanërisht gjatë natës.
  2. Shpenzoni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët, në një ndërtesë me ajër të kondicioniuar.
  3. Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës.
  4. Nëse mundeni, shmangni aktivitetin e rëndë fizik ose zgjidhni orët të më freskëta nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
  5. Qëndroni në hije.
  6. Mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara.
  7. Gjatë këtyre ditëve të nxehta mos harroni se duhet të pini shumë lëngje, kryesisht ujë e qëndroni larg pijeve alkoolike.
Lexo më shumë  Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX-it , diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *