Opinion/Aktualitet

Në 45 vjetorin e pushkatimit të Vilson Bloshmit dhe Genc Lekës

Nga Izet Duraku

Në 45 vjetorin e pushkatimit të Vilsonit e Gencit!

Ndërkohë që shtohet nderimi për poetët e martirizuar strukturat shtetërore mbeten të shurdhëra për 30 vjet para kërkesës për përfshirje të krijimtarisë së tyre në tekstet shkollore.

Pelegrinazhet, takimet përkujtimore, tubimet shkencore kombëtare e mbarëkombëtare (!!!) po na shërbejnë t’i lajme duart si Pont Pilati, ndërkohë që Saharaja mbetet e kryqëzuar.

Lexo më shumë  Azizi i VLEN-it: Ali Ahmeti po e sulmon Albin Kurtin sepse ky i fundit ia prishi “jaraninë” me Vuçiqin

Vazhdon praktika faqezeze e dërgimit të nxënësve te lapidare me yll komunist, kur marshimi te prroska e pushkatimit të poetëve duhet të bëhet një udhë kujtese e pendese për popullin që lejoi t’ia vrisnin bijtë më të mirë.

Akademikët, profesorët, poetët duhet të shfaqen kokulur përderisa poetët martir të mos jenë futur në librat e leximit nga fillorja deri në universitet.

Lexo më shumë  Albini s' ka asgjë të përbashkët me poshtërsitë e Abdixhikut, me pabesitë e Hamzës e as me idiotizmin banal të Ramushit…e sigurisht as edhe me dhelpëritë neveritëse të Vjosës

Ndërsa politikanëve u duhet kërkuar arsyeja e mospranisë së dëshmorëve të fjalës së lirë në sistemin arsimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *