Lajme

Gratteri: Mafia shqiptare është fuqizuar, pasi korrupsioni në Shqipëri kap majat

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, duke folur në një ceremoni ku iu akordua titulli ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, në degën e ‘menaxhimit të ligjit’, gjatë fjalës së tij u ndal në atë që konsiderohet si mafie shqiptare, të cilën ai e renditi të dytën pas Ndrghetas.

Gratteri shprehet se mafia shqiptare është fuqizuar shumë vitet e fundit, pasi qeveria në Shqipëri është e korruptuar deri në kokë.

Lexo më shumë  Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën

Gratteri shprehet se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale dhe i çon këto para sërish në BE, por këtë herë të legalizuara.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni”, tha prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

Lexo më shumë  Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

“Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *