Bota

Zvicra mban një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në tre dekadat e fundit

Në Zvicër u mbajt “LUX 23”, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në tre dekadat e fundit në atë vend, në të cilën morën pjesë 4000 ushtarë.

Stërvitjet u mbajtën në katër kantone dhe zgjatën nëntë ditë, sipas Reuters.

Gjatë stërvitjes, ushtarët luftuan kundër një armiku imagjinar, hodhën granata dhe gjuajtën me municion të vërtetë.

Stërvitja LUX 23, e planifikuar për vitin 2021, nuk u organizua si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por ushtria zvicerane tha se konflikti e bëri stërvitjen edhe më të rëndësishme.

Zvicra ka qenë prej kohësh nën presionin e vendeve perëndimore për të hequr ndalimin e saj për eksportet e armëve në zonat e luftës, por kjo mund të shënojë fundin e politikës së saj të neutralitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *