Bota

Çka u pa sot në paradën e ushtrisë ruse?

Rusia shënoi të martën përvjetorin e Ditës së Fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në Sheshin e Kuq të Moskës parakaluan grupe ushtarësh dhe pjesë të artilerisë së rëndë e u bënë shumë përkujtime, por ajo që u diskutua më së shumti në rrjetet sociale ishte lloji i armatimit që Rusia prezantoi.

Në periudhën kur janë bërë 1 vit e tre muaj qëkur ka nisur lufta në Ukrainë, u tha se armët që Rusia i prezantoi të martën ishin jashtë modës dhe të pakta.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Në Twitter, një analist ushtarak që vlerëson përgatitjet ushtarake të shteteve, tha se Rusia i hodhi në paradë vetëm sisteme të pakta luftarake, duke nxitur dyshimet se mund të mos jetë e pajisur me sisteme të teknologjisë së fundit.

“Do të prisja t’i shihja diku mbi 200 automjete në paradë, por i mungojnë plotësisht tanket, IFV-të dhe sigurisht VDV-të. U anulua gjithashtu edhe pjesa ajrore e paradës”, shkroi llogaria “Osinttechnical”.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Rusia prezantoi raketa balistike ndërkontinentale, makinë luftarake e sistemit ambib me rrota këmbësorie, mjet lëshues të sistemit raketor S-400, Iskander, makinë luftarake të këmbësorisë, tank Tigr IMV, makinë VPK dhe tank të tipit T-34-1

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *