Lajme

Zjarri në Shëngjin depërton deri në lagunën e mbrojtur të Kunes. Dyshohet të jetë i qëllimshëm

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre dhe ferra në Kune të Shëngjinit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se, flakët kanë depërtuar në zonën e mbrojtur të lagunës së Kunes, duke rrezikuar banesat dhe gjallesat.

Aktualisht në këtë zonë ndërhyrja e zjarrëfikëseve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm teksa kjo zonë është përfshirë disa herë nga flakët. Kohëve të fundit është folur edhe për ndërtime në këtë zonë të mbrojtur.

Rruga Press

YouTube player