Sport

Transferimi në La Liga/ Babai i Uzunit: “Ti je vërtet një luan”

Myrto Uzuni u transferua nga Ferencvarosh te Granada në La Liga për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua me bujë te skuadra e La Liga-s teksa synon që të lërë gjurmë njësoj siç bëri edhe me fanellën e Ferencvaroshit si në Hungari edhe në Champions.

Së fundmi babai i Uzunit, Artan Uzunit me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” duke thënë se i biri i tij është një luan i vërtetë:

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

“Ti je vërtetë një luan, Myrto Uzuni. Forca, vullneti, puna, vuajtjet dhe sakrifica jote për të arritur aje ku kishe synuar u kurorëzua në La Liga. Prandaj është e drejta jote të ulërish me të madhe që ja dole.”, shkroi babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni.

Rruga Press

YouTube player