Lajme

Kurti: Nuk kemi nevojë për asociacione që na shtojnë tensione e prishin raporte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se është i gatshëm për të udhëtuar në Bruksel për të dialoguar sa herë që të thërrasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme Josep Borrell.

Ai thotë se duhet dialogu të jetë parimor dhe i baraspeshuar.

“E duam dialogun për marrëveshje e jo dialog për dialog. Ky nënkupton se marrëveshje si marrëveshje për raportet tona, çfarë marrëdhënie do të kemi Kosova me Serbinë, e besojmë se duhet të jenë normale, patjetër në qendër ta kenë njohjen reciproke. Është një shteg i qartë, i saktë dhe i mirë për të cilin natyrisht kemi shprehur qëndrimet tona, por edhe qasjen tonë konstruktive”, tha Kurti.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se ai bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk ka nevojë në Kosovë për një Asociacion që rrit tensionet e prish raportet.

“Se ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj se edhe serbët në Kosovë, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë, e gjithë qytetarët, kanë nevojë për drejtësi e punës, e jo për asociacione që na shtojnë tensione e na prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës formimi i Asociacionit. Ata duan drejtësi e punësim. Duhet dalluar kërkesat që vinë nga poshtë e që kanë karakter demokratik e shoqëror, prej kërkesave që vinë nga lartë e që kanë karakter jodemokratik e hegjemonik. Pra Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kushtetutshmëria e ligjshmëria në gjithë territorin e Kosovës të respektohet e të zbatohet në mënyrë të plotë. Për të gjitha kërkesat e serbëve të Kosovës unë jam kryeministër edhe i tyre”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Propozimi i Kurtit për rrymën: Kombinim i subvencioneve me ngritjen e çmimit

Kryeministri i Kosovës ka përjashtuar dy prej tri mundësive që i ka parë për zgjidhjen e krizës energjetike në vend. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se subvencionimi i plotë nga shteti për energjinë elektrike është barrë e madhe. Ndërsa shtrenjtimi i çmimit të rrymës, me shtetin që rri si spektator, s’është zgjidhje sipas tij. Ai ka përmendur kombinimin e të dyjave, subvencioneve dhe ngritjen e çmimit si opsionin e tretë.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë ku u emëruan bordet e Trepçës dhe KEK-ut, Kurti ka folur për komentet e Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave për propozimin e ZRRE-së për ngritjen e çmimit të rrymës. Sipas tij, ato s’janë kundërthënëse, teksa ka vlerësuar se qëllimi është i njëjtë.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

MF-ja ka kërkuar që bllok-tarifa të ngrihet në 1000kWh, ndërsa ME-ja në 800. ZRRE-ja ka propozuar që kjo të jetë 600kWh.

“Duhet të presim çfarë do të thotë ZRRE-ja e më pastaj do të mblidhemi edhe ne si Qeveri të shohim si reflektohet konkretisht për javë e muaj në vijim. Besoj se në këto momente kur e gjithë ZRRE-ja po trajton komentet, duke vlerësuar drejtësinë e parashikuar pasojat, duhet pritur vendimi i tyre, mund të them se jam i gëzuar i kemi dhënë mjaftueshëm material për të menduar sa më mirë e dobishëm”, ka thënë ai.

Për rënien e bllokut A3, Kurti ka thënë se s’bëhet fjalë për avari, por për riparim që ka qenë në kalendar të riparimeve. “Termoncetrali Kosova A diku 71 ditë së paku duhet të ketë riparime gjatë vitit, e Kosova B 54 ditë. Është minimumi kur nuk funksionojnë dot shkaku i riparimeve të programuara”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player