Bota

Pse po vdesin më shumë amerikanë sesa evropianë nga koronavirusi?

SHBA – ja  ka një shkallë shumë më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në krahasim me vendet e tjera të pasura perëndimore. Ndërsa Kongresi po përpiqet të mbajë në kontroll pandeminë siç kanë bërë tashmë disa vende evropiane, numri i vdekjeve gjatë një jave ka hedhur poshtë çdo optimizëm, edhe nëse rastet me Omicron kanë shënuar rënie, ndërkohë që ekspozon dobësitë në reagimin e vendit, sipas shkencëtarëve.

“Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara është shumë i lartë.” tha Devi Shrindar, kreu i programit global të shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ishte pro lehtësimit të kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa shkaqe  janë të njohura. Pavarësisht se ka një nga arsenalet më të fuqishme të vaksinave në botë, vendi nuk ka qenë në gjendje të vaksinojë aq njerëz sa vendet e tjera të pasura. Më e rëndësishmja është se vaksinimi i të moshuarve mbetet pas në krahasim me disa vende europiane.

Lexo më shumë  BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë mbetur shumë prapa në dhënien e dozave përforcuese duke lënë një numër të madh njerëzish të rrezikuar pa mbrojtje. Rezultati është se numri i vdekjeve në SHBA është proporcionalisht shumë më i lartë se në vendet e tjera, në një masë që nuk është njohur publikisht.

Që nga 1 dhjetori, kur zyrtarët shëndetësorë njoftuan rastin e parë të Omicron në Shtetet e Bashkuara, përqindja e amerikanëve që janë infektuar është të paktën 63% më e lartë se vendet e tjera të pasura në botë , sipas New York Times.

Gjatë muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Britaninë dhe Belgjikën, ndër vendet më të pasura, me shkallën më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ndryshe nga vendet e tjera me një numër më të ulët të vdekjeve në vazhdën e Omicron, shtrimet në spitale në SHBA ishin dukshëm më të larta se në Europën Perëndimore.

Numri ditor i vdekjeve është 2,500 mesatarisht në të gjithë SHBA-në. Tani amerikanët po vdesin nga koronavirusi çdo ditë me dyfishin e shkallës së britanikëve dhe katër here më shumë se gjermanët.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

“Ka më shumë humbje jetësh tani sesa pritej,” thekson profesori Joseph Dillman i Universitetit të Uashingtonit, i cili krahasoi efektet e Covid në mbarë botën.

Vihet re se 43% e personave mbi 65 vjeç nuk kanë marrë ende një dozë përforcuese, ndërsa 12% nuk ​​janë vaksinuar ende. Përkatësisht në Angli vetëm 9% nuk ​​kanë marrë një dozë të tretë dhe vetëm 4% nuk janë vaksinuar ende.

Disa shkencëtarë shpresojnë se shkalla e lartë e personave që kanë kaluar virusin do ti mbrojë ata, në mënyrë që SHBA të mund të mbushë boshllëkun në shkallën e vaksinimeve në krahasim me vendet e tjera të pasura.

Por çmimi i këtij imuniteti kolektiv është tashmë shumë i rëndë.

Rruga Press

YouTube player