KryesoreLajme

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për vendimin e ditës së djeshme ku Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa u përplas me mazhorancën për qëndrimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kryeministrin Edi Rama ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se udhëtoi me avjon special për të kërkuar votën pro. 

Deputetja demokrate kërkoi që Kuvendi të bashkohet për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb. Në fund, ajo tha se mazhoranca ka vërtetuar shprehjen e Faik Konicës se armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari.

Lexo më shumë  Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

“Rama ka shkuar me avion special në Kosovë për të kërkuar që të votoni për Gjykatën Speciale. Ka qenë qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiçit për të ndërtuar Ballkanin e Hapur. Veprimet tuaja kanë treguar dhe kanë vërtetuar shprehjen e Faik Konicës: ‘Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari’. Jeni armiqtë e Shqipërisë nëse nuk ngriheni sot, pas atij vendimi të dënimit, dhe të bashkoheni për një rezolutë. Nuk ka të njëjtën vlerë me një deklaratë të miratuar të Kuvendit. Ju jeni mësuar që t’u bëni dëme shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit, siç silleni sot me gjithë shqiptarët, si pushtues”, tha Zhupa.

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë
YouTube player