KryesoreLajme

Krasniqi: Opozita e 2015-s e çoi Gjykatën Speciale në Kushtetuese, presioni për miratimin e saj ishte i paparë

Alban Krasniqi ka rikthyer në vëmendje zhvillimet e vitit 2015 rreth themelimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar se opozita e atëhershme jo vetëm e kundërshtoi në Kuvend, por iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Opozita e 2015 jo vetëm që e kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale në parlament, por ajo e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Krasniqi.

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi amendamentin kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara, me 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim. Më pas, më 11 gusht, deputetë të partive opozitare iu drejtuan Kushtetueses, duke kontestuar procedurën dhe kushtetutshmërinë e ndryshimeve.

Lexo më shumë  Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Lawton: ShBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

Gjykata Kushtetuese e shpalli më pas kërkesën të papranueshme.

Procesi i miratimit të Speciales u shoqërua me presion të madh politik. Presioni vinte si nga udhëheqja institucionale e asaj kohe, ashtu edhe nga lidershipi i koalicionit PDK-LDK.

“Presioni për ta votuar Gjykatën Speciale më 3 gusht 2015, si nga udhëheqja institucionale e asaj kohe, me theks të veçantë nga qeveria dhe kuvendi, po ashtu edhe nga lidershipi partiak PDK-LDK, ishte i paparë”, shkruan Krasniqi, duke pretenduar se ai nuk ishte ushtruar vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj institucioneve të tjera.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Krasniqi e sjell këtë episod në vëmendje në kuadër të debatit të rikthyer mbi mënyrën se si u krijua Gjykata Speciale dhe qëndrimet që forcat politike të Kosovës mbajtën ndaj saj në vitin 2015.

Rruga Press

YouTube player