KryesoreLajme

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit u ndal te vendimi i djeshëm nga gjykata e Hagës që dënoi ish-krerët e UÇK-së. Ai u ndal te gjenocidi serb në Kosovë.

Ndërsa shtroi disa pyetje, se kush e bëri gjenocidin, ndërkohë që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet sot në rend dite dhe të miratohet.

Lexo më shumë  Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

“Kush e bëri gjenocidin? Hordhitë e Millosheviçit. Dje pamë një çmim të paguar për heshtjen tonë. Dje kemi depozituar atë rezolutë në Kuvendin shqiptar, duke kërkuar miratimin e saj. Kërkoj që ta fusim sot në rend dite dhe ta miratojmë këtë rezolutë. Rezoluta është tjetër gjë, se ka të bëjë me gjenocidin serb, ndërsa deklarata e përbashkët e komisionit të jashtë është tjetër gjë.”, tha Shehu.

Lexo më shumë  Haxhiu pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: “Goditje e rëndë për Kosovën, fjala e fundit juridike nuk është thënë
YouTube player