KryesoreLajme

Zgjohet Policia pas raportimeve për shkelje: kujtohet të ruajë të drejtat e të miturve, të mos kontrollojë telefonat pa urdhër gjykate dhe të përdorë forcë proporcionale

Është bërë publike shkresa urgjente që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ka dërguar komisariateve pas raportimeve për kontrolle telefonash pa urdhër gjykate dhe shkelje gjatë shoqërimit të të miturve. Dokumenti, i datës 23 tetor 2026, u kërkon efektivëve të mos kontrollojnë telefonat pa urdhër gjyqësor dhe të mos kërkojnë fjalëkalime pa bazë ligjore.

Për rastet me të mitur, shkresa kërkon praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut, përdorimin e formularit të të drejtave në versionin për të mitur dhe mbajtjen e një regjistri të veçantë.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës

Komisariateve u kërkohet gjithashtu që punonjësit e policisë të jenë lehtësisht të identifikueshëm, me numër të dukshëm, të vendosin kamera në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit dhe të ruajnë menjëherë pamjet filmike të 19 tetorit.

Në dokument kërkohet edhe që strukturat të njihen me aktet ligjore për përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës, si dhe të plotësojnë regjistrat e shoqërimit me të gjitha të dhënat e kërkuara.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Shkresa është shënuar “Tepër urgjent”. Policia u kujtua t’i përcaktojë këto detyrime pasi rastet ishin raportuar, ndonëse rregullat për mbrojtjen e të miturve dhe kufijtë ligjorë të veprimit policor duhej të zbatoheshin që në momentin e shoqërimeve.

YouTube player