KryesoreLajme

Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Prokuroria e Tiranës ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës së Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për plagosjen e Erjon Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit, me synimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar efektivin e dyshuar të policisë.

Prokuroria njoftoi se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 7806, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal.

Krahas pamjeve filmike, është administruar edhe kartela mjekësore e të dëmtuarit në Spitalin e Traumës, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Deri tani janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të protestuesve të dëmtuar.

Njoftimi i plotë i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet.

Lexo më shumë  Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, bashkimi politik shqiptarë po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar

Menjëherë pas ngjarjes të regjistruar më 24.10.2026, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndër të cilat si administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve po punohet për përcaktimin e mënyrave konkrete të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim përcjelljen e një letërporosie drejtpërdrejt pranë këtyre autoriteteve.

Lexo më shumë  Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

Gjithashtu në të njëjtin procedim po hetohet dhe po kryhen veprime në lidhje me dëmtimin e disa shtetasve, pas dyshimeve për përdorimin jo proporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit në protesta. 

Deri në këtë fazë janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të shtetasve të dëmtuar dhe po kryen verifikimet për këto raste me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Rruga Press

YouTube player