Korçë/ Pedagogë dhe studentë bojkotojnë mësimin në mbështetje të protestave
Pedagogë dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar mësimin në shenjë solidariteti me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.
Përmes këtij veprimi, ata shprehin mbështetjen për kërkesat e ngritura nga studentët, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të marrin vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.
Përmendim këtu që prej 6 ditësh studentët në Korçë kanë bojkotuar ndërsa 2 ditët e para pati edhe protestë dhe marshim.
Rruga Press

