Lajme

Zgjedhjet/ Celibashi pengon edhe kandidimin e Arlind Qorit në Tiranë

Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka thënë jo rregjistrimit të partisë më të re në Shqipëri,“Lëvizja Bashkë”, për të garuar në zgjedhjet vendore. Arlind Qori si kryetar i saj, ka shpallur publikisht se ai dëshëron të konkurojë për kryebashkiak ndërsa lëvizja e tij kërkon të dalë me një listë të plotë këshilltarësh bashkiakë në kryeqytet.

Ai u paraqit të enjten në selinë e KQZ-së ku njëkohësisht u miratua pjesmarrja e PS dhe PL-në zgjedhje, por u shty për më vonë ajo e PD-së së vulës. Arlind Qori tregon se ç’ndodhi kur erdhi radha e Lëvizjes Bashkë: “Të fundit, për nga radha e me sa duket edhe për nga rëndësia, ishim ne. Një burrë i kollarisur lexoi me zë mize propozimin që Lëvizja BASHKË të mos regjistrohej në zgjedhje sepse i mungonte vendimi i formës së prerë nga gjykata”.

Në fakt, partia e re vërtet nuk e kishte formalisht vendimin e formës së prerë, por ajo tashmë është regjistruar dhe njohur nga gjykata. Edhe ky proces ka ndodhur mes vështirësish dhe pengesash të paarsyeshme. Ajo i kishte dorëzuar dokumentacionin dhe nënshkrimet përnë gjykatës së Tiranës që në fillim të janarit. Ndonëse ligji e detyronte këtë gjykatë të jepte vendimin në data 9 shkurt (brenda një muaji) pas shumë andrallash e protestash të aktivistëve kjo ndodhi vetëm më 2 mars. Pra, në datën kur Lëvizja Bashkë duhej të paraqitjej përpara KQZ-së, afati 15 ditor që vendimin të merrte formë të prerë nuk ishte përmbushur. Kjo u bë edhe arsyeja që Ilirijan Celibashi të nxirrte një tjetrë forcë politike nga gara.

Lexo më shumë  MPJD-ja ia refuzon kërkesën patriarkut Profirie për të vizituar Patriarkanën e Pejës

“Mora fjalën dhe vura në dukje faktin se Kodi Zgjedhor (neni 64, pika 1) kërkon që gjykata të ketë marrë vendim për regjistrimin e një partie dhe jo të ketë bërë fakt të kryer regjistrimin e saj (që ndodh 15 ditë pas marrjes së vendimit, kur ai merr formalisht formën e prerë). Po ashtu i kujtova komisionerit se i njëjti institucion, KQZ, më 2019 kishte regjistruar Bindjen Demokratike ndonëse ata nuk kishin dorëzuar në afat as vendimin e gjykatës (çka ne e kishim bërë që në datën 6 mars). Shtova, nga ana tjetër, se arsyeja e vonesës së marrjes së vendimit të formës së prerë nuk ishte përgjegjësi jona, por papërgjegjshmëri e gjykatës…” shpjegon Arlind Qori duke shtuar se asnjë nga këto argumenta nuk ia lëvizi qerpikun Ilirian Celibashit.

Tani lëvizjes Bashkë i mbetet vetëm të ankohet në KAS apo në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të Kryekomisionerit Qëndror të Zgjedhjeve dhe nëse edhe në këto leva të pushtetit hasin pengesë duhet të dalin në terren për të mbledhur firma në mënyrë që Arlind Qorri të kandidojë si i pavarur për bashkinë e Tiranës. “Në Shqipërinë e sotme asnjë institucion nuk denjon e nuk guxon t’i referohet ligjit nëse ky i fundit bie ndesh me urdhrin e Maliqit në krye të qeverisë dhe kukullës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Këta i frikësohen pjesëmarrjes së Lëvizjes BASHKË në zgjedhje. Dhe me të drejtë. Ne jemi sot opozita më parimore, konsekuente dhe e ndershme e vendit. Ne jemi gjithashtu e vetmja forcë e të majtës. Sikundër jemi të dedikuar në luftën kundër oligarkisë e korrupsionit dhe në përpjekjen për shtet zhvillimor, social e demokratik” thekson ai.

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

As gjykata e Tiranës as KQZ nuk ka dhënë ndonjë arsyetim publik për vendimin ashtu sikurse kanë bërë në rastin e përfaqësimit të PD-së, por hipoteza është se kandidimi i Arlind Qorit për Tiranën, mund ti heqë vota Erion Veliajt duke tërhequr pas vetes ata socialistë, vërtet të majtë, që nuk janë infektuar nga virusi i rilindjes./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *