Bota

Takimi Macron-Sunak në Paris/ Dy liderët bien dakord për luftën në Ukrainë: Po bëjmë gjithçka që Rusia të mos fitojë betejën

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kanë dhënë një konferencë shtypi në Paris pas takimit të zhvilluar mes dy liderëve.

Macron deklaroi se Franca dhe Britania e Madhe “po bëjnë gjithçka” në mënyrë që lufta në Ukrainë të mos përhapet në pjesë të tjera të botës.

Udhëheqësi francez tha se vendi i tij dëshiron të punojë së bashku me Britaninë në mënyrë që “të zhvillojë një strategji të përbashkët”, kjo përfshin edhe bashkëpunimin energjetik.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Ai shtoi se bisedimet me Sunak në Paris kanë qenë një “rilidhje” dhe një “fillim i ri” për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe i kanë lejuar ata “të koordinohen më mirë”.

Sunak nga ana tjetër tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po punojnë së bashku në mënyrë që Vladimir Putin të mos e përdorë si armë energjinë.

“Ne kemi rënë dakord të trajnojmë marinsat ukrainas, për t’i dhënë Ukrainës një avantazh në fushën e betejës dhe që Ukraina të fitojë këtë luftë,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt Kuril/ Ministri i Jashtëm japonez: Territori na përket ne sipas së drejtës ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *