Lajme

Bislimi takon drejtoreshën e Bankës Botërore, kërkon mbështetje për Kosovën

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Bankën Botërore, për realizmin e projekteve ekzistuese, përfshirë Programin e Tregtisë dhe Transportit, i cili parashikon përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikëkalimet kufitare.

Këto komente Bislimi i ka bërë në një takimin me drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azinë Qendrore, Xiaoqing Yu, e cila në takim shoqërohej nga drejtori i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Në takim, u fol mbi mbarëvajtjen e proceseve të ndryshme, ku u përmend ndër të tjera edhe avancimi drejt integrimit në SEPA, njofton Qeveria e Kosovës.

Duke vlerësuar bashkëpunimin me Bankën Botërore, Bislimi e theksoi rëndësinë e mbështetjes për projekte ekzistuese e potenciale e ku kontributi, siç tha ai, mund të jetë i qenësishëm dhe i rëndësishëm.  

Ai veçoi Programin e Tregtisë dhe Transportit, i cili “parashihet të përmirësojë infrastrukturën dhe procedurat në pikëkalimet kufitare, si dhe të rrisë kapacitetet dhe konkurrueshmërinë e produkteve vendore, me investime në laboratore testuese e më gjerë”.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Sipas njoftimit të Qeverisë në takim u diskutua edhe ndërlidhja e Kosovës me rajonin e më gjerë dhe ngritja e përmirësimi i infrastrukturës, si katalizator për më shumë zhvillim e lehtësim të transportit.

Zëvendëskryeministri i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për bisedën, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm, njofton Qeveria.

Rruga Press

YouTube player