KryesoreLajme

Maqedonci takon homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ministri Maqedonci përmes një postimi në platformën ‘X’, mes tjerash theksoi se temë e diskutimit ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët të të Kosovës dhe Italisë, për të vazhduar partneritetin tonë dypalësh në fushën e mbrojtjes. E nënvizova qëllimin tonë për t’iu bashkuar NATO-s, për të garantuar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Grazie Italia!”, shkroi Maqedonci në platformën X.

Lexo më shumë  ONE Albania pengoi hetimet për call centerat mashtrues! Cili është roli i Iris Pekmezit, bashkëshortes së Taulant Ballës

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë
YouTube player