Lajme

Shehu: Mocioni për dënimin e genocidit serb në Kosovë/ Kuvendi i Shqipërisë po i shërben Serbisë e Rusisë!

Nga Tritan Shehu

Kuvendi i Shqipërisë po i sherben Serbisë e Rusisë!

Zj. Nikolla ju duhet ta ndaloni këtë turp!

Letër e hapur drejtuar Kryetares se Kuvendit!

Prej dy vitesh Rama e kjo maxhorance kanë bllokuar kalimin në Kuvend të Mocionit për njohjen e dënimin e Genocidit serb në Kosovë, me kërkesë që Qeveria jone te asistoje ate te Kosves, prane gjykatave nderkombetare ne kete kontekst.

Kuvendi i yne keshtu behet pengese edhe per njohjen nderkombetare te atij Genocidi!

Sic e kishim paralajmeruar, kjo po behet gjithmone e me shume imperative.

Mbreme perseri Rusia u perpoq te fuste ne rendin e dites se KS te OKB kerkesen per te ri analizuar bombardimet e NATO mbi ish Jugosllavine me 1999 e denimin e tyre.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Keto bombardime e me tej futja e forcave te NATO ne Kosove, u realizuian pikerisht per te ndaluar Genocidin e Pastrimin etnik serb aty.

KS e hodhi poshte kete kerkese te Rusise, te mbeshtetur nga jashte prej Serbise.

Duke i qendruar argumentave mbi Genocidin…por skenaret do te vazhdojne!

Ndersa Kuvendi i Shqiperise po fshihet si “struci” perpara te vertetes historike e interesave tona kombetare.

Keshtu me veprimet e mos veprimet Parlamenti yne qendron ne anen e Rusise e Serbise, u jep argumenta atyre per te deformuar te verteten e akuzuar NATO.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Ne po ndihmojme ne ate qe synon Rusia e Serbia, kthimin e agresoreve ne viktima.

Te shpetimtareve ne agresore.

Kete kerkon e Vucic kur deklaron:

“Do te bejme te gjitha perpjekjet, qe Parlamentet e vendeve miq te mos njohin ate genocid serb”.

Dhe Kuvendi i yne per turpin e tij e ndjek pa dinjitet kete “urdher” te Vucic.

Zj. Nikolla, ju duhet ta fusni ne rendin e dites prej javes se ardheshme kete debat, qe se paku te shpetohet cfare mund te shpetohet prej nderit e prestigjit te Kuvendit tone.

Deputeti

Tritan Shehu

Tirane me 29 Mars 2024

Rruga Press

YouTube player