Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi nga Brukseli: Kemi shkëlqyer në ekonomi dhe sundim të ligjit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë duke shkëlqyer sa i përket treguesve ekonomikë dhe sundimit të ligjit, ndërsa ka shtuar se vendi është i etur për ta zgjeruar edhe më tej potencialin për rritje.

Gjatë një takimi në Bruksel me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, Bislimi ka thënë se Kosova po punon për të përmbushur kriteret në një proces integrimi të bazuar në merita.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“Kosova e sheh veten si pjesë e BE-së dhe ne po punojmë për të përmbushur të gjitha kriteret në një proces integrimi të bazuar në merita. Kemi qenë të shkëlqyer në treguesit ekonomikë dhe sundimit të ligjit pavarësisht barrierave dhe jemi të etur për të zgjeruar më tej potencialin tonë për rritje”, ka shkruar Bislimi në X, njohur si Twitter më parë.

Bislimi gjatë vizitës në kryeqytetin evropian do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof.

Rruga Press

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve
YouTube player