Argument

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës nuk është i Kosovës, duke bërë agresion diplomatik mbi Kosovën dhe integritetin e saj territorial

Nga Gent Amzai

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë thotë se veriu i Kosovës nuk është i Kosovës, duke bërë agresion diplomatik mbi Kosovën dhe integritetin e saj territorial.

Nëse dikush ka dilema se pse nëpër histori kemi njohur thuajse gjithnjë humbje, le ta lexojë intervistën skandaloze të Ramës. Aty mund të na shkojë mendja se qasje të tilla të përbindshme me gjasë kanë qenë kufiri i zakontë i imagjinatës dhe vullnetit politik, pas së cilit nxjerr krye tradhëtia ndaj vetvetes.

Lexo më shumë  Në vitin 1933, Gjermania miratoi Ligjin për të autorizuar qeverinë të ndalojë trazirat për popullin e Rajhut. Në vitin 2026, Edi Rama miratoi ndryshime në Ligjin Për Tubimet, i cili autorizon drejtorin e policisë dhe prefektin të ndalojnë protestat

Kjo qasje ndoshta triumfoi në histori duke na sjellë vetëm mjerim, por me Albin Kurtin ky rend po ndryshon. Historia po kthehet përmbys, e poshtë vetes do të groposë edhe fosilet e një tradite vetëshkatërruese. Të humburit e djeshëm, populli, heronjtë dhe dëshmorët, më në fund do të fitojnë.

Rruga Press

YouTube player