Bota

Zelensky: S’ka dallim mes Rusisë e ISIS, ata prenë gjymtyrët e civilëve vetëm për kënaqësi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka krahasuar ushtrinë ruse me ISIS-in, duke thënë se nuk ka dallim mes dy grupeve. Sipas Newsweek, Zelensky tha se e vetmja gjë që e dallon ushtrinë ruse nga ISIS-i është se është një anëtar i KSB-së të OKB-së.

Duke folur përmes një video, Zelensky përshkroi dhunën e kryer nga ushtria ruse, duke thënë se ata i kanë vrarë qëllimisht njerëzit që i shërbenin Ukrainës, duke përfshirë familje të tëra. Sipas tij ata u përpoqën të digjnin trupat për të fshehur gjurmët. Zelensky, i cili vizitoi Buchan të hënën, tha se rusët sipas tij i kryen vrasjet në qytet vetëm për kënaqësinë e tyre.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

“Po ju drejtohem në emër të njerëzve që nderojnë kujtimin e të ndjerëve çdo ditë dhe kujtimin e civilëve që vdiqën, u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u qëlluan në rrugëve. Ata iu prenë gjymtyrët, iu prenë fytin, gratë u përdhunuan dhe u vranë para fëmijëve të tyre. Gjuhët e tyre u nxorrën vetëm sepse agresori nuk dëgjoi atë që ata donin të dëgjonin prej tyre”-tha Zelensky.

Ai i denoncoi veprimet e Rusisë si “krime lufte”, duke bërë thirrje që Rusia të mbahet përgjegjëse dhe që KS të OKB-së t’i japë garanci sigurie Ukrainës. Disa liderë të tjerë botërorë i janë bashkuar Zelenskyy duke akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *