Bota

Kalimi në makina elektrike do të shpëtonte 110 mijë jetë në SHBA

Kalimi i plotë në vetura elektrike mund të shpëtojë deri në 110 mijë jetë deri në vitin 2050 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga Shoqata Amerikane e Mushkërive, duke analizuar të dhënat mbi sistemin amerikan të transportit dhe duke e krahasuar atë me gjendjen aktuale shëndetësore të vendit, shkruan “AutoExpress” të mërkurën.

Studimi thotë se nëse të gjitha automjetet e reja të shitura në SHBA do të furnizoheshin me energji deri në vitin 2035 dhe rrjeti elektrik do të ishte i pavarur nga lëndët djegëse fosile, këto do të ishin parakushte për të parandaluar më shumë se 110 mijë vdekje të parakohshme deri në vitin 2050.

Lexo më shumë  Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

Gjithashtu, një ulje e tillë e ndotjes së ajrit do të parandalonte rreth 2.7 milionë raste të sulmeve të astmës, si dhe 13.4 milionë ditë të humbura pune për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga ndotja.

Kujdesi shëndetësor amerikan do të kursente 1.2 miliardë dollarë, vlerëson ky studim.

Megjithatë, nuk ka shumë mundësi që SHBA-ja të jetë e pavarur nga lëndë djegëse fosile në një masë të tillë dhe në një kohë kaq të shkurtër.

Lexo më shumë  Dhunë në protestat kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *