Bota

Zelensky në Donbas, shkon pranë vijës së frontit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të martën qytetin Sloviansk, afër Donbasit, ku po zhvillohet vija e parë e luftimeve me trupat ruse.

Zelensky u pa në një video të publikuar në mediat online, pranë tabelës që shënon hyrjen në këtë qytet.

Ai bëri thirrje për një minutë heshtjeje për ushtarët ukrainas, të vrarë kundër trupave ruse.

Nga Presidenca ishte paralajmëruar vizita e Zelenskyt pranë vijës së parë të frontit, ku tash e disa muaj, pati luftime të shtuara.

Ndërkohë, pa probleme nuk është as Kievi. Në kryeqytet, rreth 40 për qind e popullatës kanë ngelur pa furnizim të plotë me energji elektrike, pasi ushtria ruse shkatërroi centralet e energjisë elektrike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *