Lajme

E FUNDIT/ Goditet Sali Berisha nga një pjesëmarrës në protestën e opozitës

Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.

Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.

Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht. Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *