Bota

Zbulohen pamjet e pazakonta nga hapësira, shihni si duket raketa më e fuqishme e lëshuar dje nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut ka publikuar fotografi, të cilat tha se janë marrë nga lëshimi i raketës më të fuqishme në pesë vjet.

Fotot e pazakonta të kapura nga hapësira tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth.

Pheniani konfirmoi të hënën se kishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme Hwasong-12 (IRBM). Me fuqinë të plotë, ai mund të udhëtojë mijëra milje, duke i vendosur zona si territori i SHBA-së Guam në distancë goditëse.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Testi i fundit ka ngritur sërish alarmin në komunitetin ndërkombëtar. Pheniani ka kryer një numër rekord prej shtatë raketa të lëshuara vetëm gjatë muajit të kaluar, një aktivitet që është dënuar ashpër nga SHBA-ja, Koreja e Jugut, Japonia dhe vende të tjera.

Rruga Press

YouTube player