Bota

“Zbarkojnë” 120 trupa të Zelandës së Re në Britani për të trajnuar ushtarët ukrainas

Zelanda e Re pritet t’i zbarkojë 120 trupa në Britani, që të ndihmojnë në trajnimin e ushtarëve ukrainas për vijën e parë të frontit.

Kjo lëvizje do t’i mundësojë dy ekipeve të trajnimit, që t’i mësojnë ushtarët ukrainas në përdorimin e armëve moderne dhe dhënien e ndihmës së parë.

Trajnimi i rreth 800 ushtarëve ukrainas do të zhvillohet në katër lokacione të Britanisë, kurse personeli ushtarak i Zelandës së Re nuk do të udhëtojë për në Ukrainë që t’i trajnoj atje, thuhet në kumtesën e qeverisë së këtij vendi.

Lexo më shumë  NATO i përgjigjet paralajmërimit rus për Kaliningradin, dënon ‘retorikën bërthamore të papërgjegjshme’

Duke folur para gazetarëve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e qartë se sulmi mbi sovranitetin e një vendi dhe humbjet e jetëve të civilëve është shumë e gabuar dhe e patolerueshme.

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë dhe gjithmonë do t’i mbështesim në momentet më kritike”, shtoi Ardern.

Ajo gjithashtu theksoi se trupat e Zelandës së Re nuk ka qenë dhe nuk do të përfshihen as tani në luftën në Ukrainë.

Lexo më shumë  BE gati një paketë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *