Bota

Xi i Kinës bën “një udhëtim miqësie” në Moskë, pak ditë pas lëshimit të urdhër-arrestit për Putinin

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Moskë, vizitë që vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzoi këtë të fundit për krime lufte të premten.

Qeveria ruse thotë se Xi do të mbërrijë të hënën në mesditë dhe më vonë do të takohet me Putinin në një takim jozyrtar kokë më kokë, i ndjekur me një darkë.

Negociatat do të zhvillohen më pas të martën.

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Xi do të përpiqet të paraqesë veten si një paqebërës pa kompromentuar qëndrimin e tij si një “mik i vjetër i mirë” me Putinin – siç e shprehu lideri rus në një artikull gazete të botuar në Kinë.

Xi ka botuar artikullin e tij në Rossiiskaya Gazeta, një e përditshme e botuar nga qeveria ruse, në të cilën ai bëri thirrje për “pragmatizëm” për Ukrainën.

Ai tha se propozimi i Kinës, një dokument 12-pikësh i publikuar muajin e kaluar dhe i hedhur poshtë kryesisht nga perëndimi, pasqyron pikëpamjet globale dhe kërkon të neutralizojë pasojat.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Megjithatë, ai pranoi se zgjidhjet nuk janë të lehta.

Sipas përkthimit të Reuters nga rusishtja, Xi shkruan: “Dokumenti shërben si një faktor konstruktiv në neutralizimin e pasojave të krizës dhe promovimin e një zgjidhjeje politike. Problemet komplekse nuk kanë zgjidhje të thjeshta”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *