Kuriozitete

Finlandezët kryesojnë listën e më të lumturve, ku renditen shqiptarët?

Finlanda kryeson edhe një herë Raportin Botëror të Lumturisë, i cili u publikua këtë të hënë. Ky raport mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Finlanda kryeson listën për të gjashtën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Sipas raportit, shumica e popullsive në mbarë botën vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht elastike pavarësisht disa krizave të tilla si pandemia COVID-19, kriza globale e energjisë, inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë.

Në përgjithësi, thuhet se njerëzit janë më të lumtur duke jetuar në vende ku hendeku i lumturisë është më i vogël.

Lituania është i vetmi vend i ri në njëzetëshen e parë, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të pakënaqura në sondazh. Kosova renditet në vendin e 34-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 83 në listën e 137 vendeve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Raporti i parë Botëror i Lumturisë nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara, dhe u publikua në vitin 2012.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *