Lajme

VV-ja e konsideron “akt tradhtie” lirimin e Pantiqit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka konsideruar akt tradhtie ndryshimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për ish-policin Dejan Pantiq.

Pantiqit, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak të mërkurën nga një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë me propozim të Prokurorisë Speicale.

Lexo më shumë  Interes shumë i lartë i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit - Për 24 orë regjistrohen 10 mijë votues

“Ky aktlirim është akttradhëti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Mësohet se kush është gjyqtari që liroi Pantiqin

Habi për këtë vendim pati edhe kryeministri Albin Kurti. Ka theksuar se është kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e ka bërë kërkesën për lirim dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim.

Rruga Press

Lexo më shumë  "Aleate e rëndësishme", Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *