Lajme

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, opozitarit të partisë Lista Serbska; arrestohet serbi nga Kosova

Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se personi i arrestuar është me iniciale M.M., i cili është i kombësisë serbe.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person me inicialet M.M., i nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M. dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar; ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të  KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ sipas nenit 179 paragrafi 1.9,  të KPRK-së, në vrasjen e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B. dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, njoftoi prokuroria.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Ivanoviç u vra në veri të Mitrovicës, më 16 janar 2018. Ai themeloi edhe drejtonte  Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut, përballë partisë Lista Serbsa, e cila merr të gjitha ulëset e parapara për minoritetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe që dirigjohet drejpërdrejt nga Serbia, nga presidenti i saj Aleksander Vuçiq.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Dyshimet për atentatin ndaj tij janë hedhur në drejtim të strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, të lidhura me partinë Lista Serbsa, po ashtu edhe me pushtetin në Serbi. Një tjetër person i dyshuar për pjesmarrje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë është edhe nënkryetari i partisë Lista Serbska, Milan Radoiçiq, i cili aktualisht ka gjetur strehim në Serbi dhe është në kërkim nga shteti i Kosovës. Së fundmi, ai u pa në një takim zyrtar, publik të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *