Lajme

Dogana e Kosovës thotë se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 përqind më shumë se vitin e kaluar

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përkatësisht, Dogana ka deklaruar se ka realizuar të hyra në vlerë prej 1 miliard e 708 milionë euro.

Në periudhën janar–tetor 2026, të hyrat e realizuara arritën në 1,708,243,582.06 euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 1,615,537,254.62 euro.

Lexo më shumë  Pse ka pllakosur zia sot në çdo fytyrë socialisti përpara Ramës: Frikë apo prekja e fundit?

Dogana ka deklaruar se rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave.

Taksa e Doganës është rritur për 6.6 përqind, taksa e akcizës për 1.8 përqind dhe TVSH-ja për 7.8 përqind.

“Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nagavci: Të njëjtat standarde që BE-ja ua kërkon vendeve të Ballkanit, t’i zbatojë edhe për vete

Rruga Press

YouTube player