Lajme

Vrasësi me pagesë siguroi dëshminë – Kokat e krimit i arratisen policisë përsëri

Megjithëse siguroi një dëshmi të rrallë si ajo e Nuredin Dumanit, një vrasës me pagesë shëtitës që akuzohet për disa ekzekutime, SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka arritur dot të vërë në pranga emra të njohur të krimit. Ata janë Talo Çela, prej vitesh në arrati dhe i akuzuar për disa vrasje, Suel Çela, drejtues i një grupi të rrezikshëm kriminal në Elbasan, Ervis Martinaj i akuzuar se kontrollon një bandë me ndikim në Tiranë dhe Fushë-Krujë.

Emrat e tyre dolën në media që në nisje të operacionit të sotëm, por, nga 32 urdhër arreste që ishin lëshuar, vetëm 18 u ekzekutuan. Gjysma e tyre ishin në burgje dhe iu komunikua urdhër arresti, ndërsa nëntë u prangosën nga forcat e policisë.

Por a u bë shkak i dështimit, një dekonspirim i aksionit?

Në media u raportua disa ditë më parë se Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë nga Elbasani që u arrestua pasi iu bë atentat në mars, pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërsa SPAK e mohoi këtë pretendim, për gazetarët e kronikës nuk ka dyshime se ishte dëshmia e Dumanit që armatosi SPAK-un me provën që i duhej për të goditur.

(Mohimi i SPAK për statusin e Nuredin Dumanit si bashkëpunëtor drejtësie.) 

Mesa duket ishte tepër vonë. Siç ka ndodhur rëndom, edhe kësaj rradhe emrat e fortë të botës së krimit arritën t’i shpëtojnë prangave.

I pyetur për dyshimet për dekonspirim të operacionit, Arben Kraja u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se operacioni është dekonspiruar.

“Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti”, deklaroi Kraja.

Lexo më shumë  Kalon edhe marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Megjithë dyshimet për dekonspirim dhe dështim në operacion, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtori i përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vizatuan një tjetër peizazh lidhur me operacionin e sotëm.

Ata e quajtën të suksseshëm deri tani operacionin edhe pse njoftuan se ai do të vijojë, derisa të gjithë të kërkuarit të kapen nga policia.

Shefi i SPAK zbuloi se kanë “shkrirë” 18 procedime në një të vetme. Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve.

“BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve intensive të grumbullohen prova për ngjarje kriminale.SPAK ka regjistruar më datë 14 prill, për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet përkatëse. Si dhe veprat penale armëmbajtje pa leje. Në vijim të hetimeve, vrasjet të mbetura në tentativë, vepra dhune, shkatërrim prone etj. 

Janë tërhequr dosjet për këto veprat penale. Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

4 grupe në Elbasan 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Karakteristikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë”, tha Kraja, deklaratën e të cilit e plotësoi një përfaqësuese e SPAK, e cila shtoi se provat janë mbledhur që nga viti 2011 për veprimtarinë e këtyre grupeve kriminale.

Lexo më shumë  Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në

Kryepolici Gledis Nano theksoi se janë grumbulluar provat e nevojshme. Ai tha se ky operacion nuk do të ndalojë e do të finalizohet me ekzekutimin e të gjithë urdhrave arresteve.

“Nuk mund të themi që kjo punë ka nisur dhe mbaron sot, ka filluar që pas konstatimit dhe ndodhjes së ngjarjeve kriminale që ne kemi kryer veprime. Tërësia e provave të mbledhura ka dokumentuar mekanizmat e secilës ngjarje dhe pasi janë grumbulluar provat e tjera, është vendosur nga Gjykata për lëshimin e urdhër-arresteve. Është operacion, pasi hetimi ka filluar pas çdo ngjarje. Do të përfundojë në një kohë të caktuar dhe do të jetë në vijim. Jemi të vendosur për përballjen me çdo grup kriminal në Republikën e Shqipërisë”, tha Nano.

Por kush është shënjestruar nga SPAK? 

Deri tani janë zbuluar emrat e 18 personave të arrestuar.

  1. Nuredin Dumani
  2. Henrik Hoxhaj
  3. Ardian Uzuni
  4. Altin Ndoci
  5. Skerdi Tasi
  6. Leonard Palushi
  7. Gentian Sharra
  8. Fatos Gosa
  9. Erion Alibej
  10. Florenc Çekrezi
  11. Elvis Koçi
  12. Ilirjan Peçi
  13. Petrit Qoli
  14. Agron Qoli
  15. Agron Qafa
  16. Hastan Plaku
  17. Enver Diva
  18. Besian Xhixha

“Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.” – shtoi Gledis Nano./lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *