BallinaLajme

Vjosa Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të na bashkohet për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në kuvend bëri thirrje që kuvendi i Shqipërisë duhet t’i bashkohet kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb. 

 “Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi gati të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjelltë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj e as të bëjmë koncesione të tjera. Serbia duhet të pendohet të kërkojnë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi të qartë për çdo vend të botës. Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që ti bashkohet kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb”, tha Osmani. 

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Më tej në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë  ajo deklaroi se Shqipëria dhe Kosova, janë shndërruar në faktor stabiliteti dhe paqeje. 

“Shqipëria nuk është vetëm atdheu i bashkë-vëllezërve dhe bashkë-motrave tona, por është ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujdes jonë historike, vatra që ne ëndërronim të jetonim, dhe të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoni vetëm në  acarin e luftës së ftohtë. Ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë që na mbajnë gjallë ne dhe shpresën e përbashkët për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë. Të dashur qytetarë shqiptarë. Shqipëria dhe Kosova, janë shndërruar në faktor stabiliteti dhe paqeje”, tha ajo. 

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Vjosa Osmani theksoi se pavarësia e Kosovës nuk ka vulosur vetëm fatin e qytetarëve të saj, por fatin dhe lirinë e të gjithë popujve në Ballkan.

“Historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend të rikujtohet se duke e rikujtuar atë në ja njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë por fatin dhe lirinë e të gjithë popujve në Ballkan”, tha ajo.

YouTube player