BallinaBota

Komisioni Europian njofton nisjen e vaksinimit më 27 dhjetor për vendet e BE

Shtetet europiane do të nisin vaksinimin kundër coronavirusit më 27 dhjetor, ka konfirmuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Ështe koha e Europës. Më 27, 28 dhe 29 dhjetor, BE do të nisë vaksinimin në të gjitha shtetet. Ne i mbrojmë qytetarët tanë. Ne jemi më të fortë së bashku”, shkruajti presidentja e Komisionit në Tëitter.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik bie pre e mashtrimit, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si këshilltari i Trumpit

Gjatë një konference ditën e enjte, zëdhënësja e Bashkimit Europian tha se vaksinat do të fillojnë të shpërndahen në shtetet anëtare të unionit më 26 dhjetor.

Ky lajm vjen një ditë pasi Agjencia Europiane e Barnave tha se do ta zhvendosnin mbledhjen e komitetit më 21 dhjetor për të përmbyllur vlerësimin mbi miratimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Lexo më shumë  Deklarata e antihumane e ministrit izraelit: Të vriten 30-40 palestinezë çdo natë, nuk e meritojnë të jetojnë

Njoftimi i presidentes së Komisionit erdhi pak pasi ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vendi do të niste vaksinimin më 27 dhjetor.

YouTube player