BallinaBota

Pjesa më e madhe e botës po vuan nga koronavirusi, por në Wuhan nuk pushon festa

Nga njerëzit që mbushin plot tragetet lokale, tek ata që kërcejnë të shpenguar nëpër sheshet e qytetit. Jeta e natës në Wuhan, është rikthyer me të gjithë fuqinë, gati 7 muaj pasi qyteti hoqi kufizimet strikte, dhe të rinjtë e pasionuar pas festave po përqafojnë katarsisin.

“Gjatë pandemisë, Wuhani ishte vërtet një qytet i vdekur. Por, më pas u rihap dhe nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz”, shprehet një banor.

Në skena të paimagjinueshme në qytetet e tjera rreth botës që po vuan nga një rigjallërim i pandemisë, banorët e rinj të Wuhanit po rifitojnë kohën e humbur, duke mbushur klubet e natës e duke u përfshirë në aktivitete me pjesëmarrje massive.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

Në një birrari të mbushur me njerëz, Zhang Qiong po shijon një natë jashtë me miqtë.

“Pasi përjetova valën e parë të pandemisë në Wuhan e më pas lirinë, duket se kam fituar një jetë të dytë.”, shprehet ai.

Jashtë, të rinjë pa maska dynden në rrugë, konsumojnë alkol e duhan e luajnë lojëra rruge. Rigjallërimi i jetës së natës në qytetin ku e pati origjinën virusi që sot po terrorizon botën, ofron një vështrim tek jeta e pas pandemisë, që shumë shpresojnë se do të bëhet realitet pas shpërndarjes globale të vaksinave.

Lexo më shumë  Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

wuhani nuk raporton asnjë rast të transmetimit lokal të virusit që prej 10 majit, pasi ju nënshtrua një prej izolimeve më të rrepta në të gjithë botën.

YouTube player