Bota

Vizita e Dodik në Moskë, zbardhet biseda me Putin. Çfarë i tha presidenti rus

“Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse”, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dodik gjatë takimit theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Sipas mediave ruse, “Putin i tha Dodikut se është mirënjohës për këtë sjellje miqësore ndaj Rusisë, dhe për qëndrimin neutral të Republikës Sërpska sa i përket çështjes së Ukrainës”.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët shtetërorë që është takuar me Putinin, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1995, por edhe minimit të stabilitetit të shtetit dhe rajonit dhe mbështetjes së veprimeve korruptive, Dodik është në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, javën e kaluar kritikoi Dodikun, i cili edhe në të kaluarën ka zhvilluar vizita në Rusi, duke thënë se BE-ja ka nevojë për aleatë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës “dhe keta aleate nuk shkojnë në Moskë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *