BallinaLajme

Vijojnë hetimet për mbërritjen e vaksinave në veri të Kosovës

Prokuroria e Kosovës vijon hetimet për të zbuluar mënyrat se si Serbia arriti të futë vaksina kundër Covid-19 në territorin e saj, pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Sipas të dhënave jozyrtare, në katër komunat veriore me shumicë serbe, në Mitrovicë, Leposaviq, në Zubin Potok dhe Zveçan, Beogradi dërgoi në fund të dhjetorit rreth 50 doza të vaksinës “Pfizer”, me planin për të rivaksinuar personat mbi 65 vjeç, tri javë pas marrjes së dozës së parë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se importi i vaksinave në këto rrethana mund të kryhet vetëm ilegalisht, përderisa ata nuk janë të informuar.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Ne kemi kufij tokësor me Serbinë mjaft të gjatë, që shpesh herë është përdorur edhe nga kontrabandistët për kontrabandimin jo vetëm të barnave, por edhe të produkteve të tjera.”

Sipas Stavilecit, Serbia prej dy vitesh nuk është më as e preferuar mes importuesve vendës.

“Shtetet si Gjermania, Italia dhe ato të Unionit Evropian në përgjithësi, pastaj, është Kina, Turqia, dhe vendet e CEFTA-s siç janë Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet që ne importojmë më së shumti.”

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike që ajo ka prodhuar, për vitin 2020 Dogana e Kosovës raporton 10 për qind më pak të ardhura.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Kemi pasur 1 miliard e 200 milionë tani kemi rreth 1 miliard e 30 deri 40 milionë deri në përmbyllje të të këtij viti.”- thotë Stavilecit.

Ndërkohë eksportet kosovare u gjallëruan vitin e shkuar, siç ndodhi me industrinë e drurit.

Një lajm i mirë ka qenë që për herë parë sivjet kemi kaluar kufirin prej rreth 400 milionë euro vlera e eksporteve të produkteve kosovare.”

Dogana e Kosovës e sheh si sfidë sigurimin e të ardhurave të nevojshme për buxhetin e ardhshëm të shtetit.

Rruga Press

YouTube player