BallinaBota

Humb jetën aktorja e famshme që luajti me “Agjentin 007”

Ka ndërruar jetë aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare për shkaqe të cilat deri tani nuk janë bërë të ditura nga mjekët apo familjarët e aktores.

Roberts mbrëmjen e Krishtlindjeve pasi kishte dalë shëtitje me qenin e saj nuk ishte ndjerë mirë.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Është më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar.

Vdekja e Roberts nuk kishte lidhje me COVID-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Rruga Press

YouTube player