Bota

Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes

Kandidati demokrat për Senatin amerikan, Scott Colom, ka rritur epërsinë ndaj kandidates republikane dhe senatores aktuale, Cindy Hyde-Smith, në garën e ngushtë zgjedhore në shtetin e Mississippit.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara më 6 nëntor, Colom kryeson me 1.882 vota më shumë se Hyde-Smith, duke rritur gjasat për një fitore historike të demokratëve në këtë shtet.

Lexo më shumë  Britania përgatitet për luftë, avionët ushtarakë strehohen natën për të shmangur shkatërrimin e një numri të madh avionësh nga një sulm i vetëm

Gara mes tyre mbetet shumë e ngushtë dhe rezultati ende nuk është shpallur përfundimtar, pasi vazhdon numërimi i votave të mbetura, shkruan theguardian.
Një fitore e Colomit do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm politik në Misisipi, ku demokratët nuk kanë fituar një garë për Senatin amerikan që nga viti 1982.

Hyde-Smith, e cila e kishte mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump, synon ta ruajë ulësen e saj në Senat.

Lexo më shumë  Më shumë se 700,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën e Ukrainës, tregon një analizë e re

Ndërkohë, demokratët tashmë kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit.

Rruga Press

YouTube player