KryesoreLajme

Video/ Xhelal Sveçla zbardh arsenalin e armëve në Mitrovicë të Veriut: Dyshohet autori i vrasjes së Afrim Bunjakut

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me arsenalin ushtarak të armëve të zbuluar në Mitrovicën e Veriut. Në një postim në rrjetet sociale të shoqëruar edhe me video, ministri Sveçla informon se armët dhe municionet janë gjetur në pronën e Nemanja Radivojević të njohur si “Gandi”.

Sipas ministrit ai është autori i dyshuar i shpërthimit të bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Lexo më shumë  Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”.

Minsitri thekson se për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës.

“Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, shkruan Sveçla. 

Lexo më shumë  Vrasja e Arlindës, Sveçla mirëpret arrestimet: Drejtësi jo vetëm ndaj kryesve, por edhe ndaj të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi

Rruga Press

YouTube player