Lajme

(Video) Ushtari amerikan ish-kryetarit të Leposaviqit: S’jam këtu për negociata

Një numër i qytetarëve serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i tyre është për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës.

E “për të negociuar” me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Por, përgjigjja e ushtarit amerikan ishte e prerë.

“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj urdhrat”, dëgjohet ai duke u thënë atyre.

YouTube player

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *