Bota

Ukraina përgatitet për ofensivën: Do të marrim hak ndaj atyre që na vranë vëllezërit

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar një video inkurajuese për ushtrinë e Kievit, e cila sipas mediave ndërkombëtare është duke u përgatitur për ofensivën ndaj pushtuesve rusë.

Në video iu bëhet thirrje ukrainasve që të bashkohen me forcat e armatosura për të ndihmuar kombin për të arritur “qëllimin e shenjtë për të jetuar në liri”.

“Do të vrasim armiqtë dhe do të hakmerremi ndaj atyre që vranë vëllezërit dhe përdhunuan motrat tona”, thuhet ndër të tjera në video ku paraqiten edhe tanket e perëndimit që pritet të mbërrijnë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Ndërkohë, ushtria e Putinit vijon sulmet. Madje, rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *