Lajme

Sulmohet edhe vetura e Top Channel në veri

Vetura me të cilën kanë udhëtuar dy mediat nga Shqipëria, Top Channel dhe Euronews Albania është sulmuar sot në Zveçan.

Kështu ka njoftuar kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha i cili ka qenë bashkë me këto dy ekipe.

“Vetëm 20 metra larg një legjioni ushtarësh të NATO-s, makina me të cilën po udhëtoja me ekipet e Top Channel dhe Euronews Albania është sulmuar, spërkatur dhe i janë hequr targat në Zveçan” – ka shkruar Rexha në “Twitter”.

Ai ka publikuar edhe tri fotografi ku shihet gjendja e makinës dhe persona të maskuar në prapavijë, për të cilët ka thënë se është “turmë e maskuar duke i sharë ata”.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Siç raporton ekipi i KALLXO.com, disa persona të maskuar i kanë cenuar edhe gazetarët e tjerë, duke i shtyrë dhe gjuajtur me çakmakë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka treguar se në veturën e sulmuar kanë qenë katër gazetrë të mediave të ndryshme.

Tutje në njoftim thuhet se kjo veturë është vandalizuar nga protesuesit serbë me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

AGK i ka bërë thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO-s dhe EULEX-it që të mundësojnë raportim të sigurt për mediat.

Sot, janë dëmtuar edhe makinat e dy ekipeve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjinit nga persona të panjohur në Leposaviq.

Veturave u janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe.

Edhe ky sulm është dënuar nga AGK, e cila mbron dhe promovon të drejtat e gazetarëve dhe kërkoi nga gazetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *