Opinion/Aktualitet

Në Kosovë përputhen mbrojtja e interesit kombëtar me mbrojtjen e idesë së demokracisë perëndimore

Shkruan Gent Amzai

As lufta në Ukrainë nuk duket se po ia kthjellon dot Perëndimit gjykimin politik. Çfarë duhet të ndodhë për ta kuptuar se putinizmi nuk është synim momenti ndaj të cilit mund të mbyllet një sy aty-për-aty, por është ambicje hegjemoniste që përfundon vetëm kur të shuhet ideja e Perëndimit?

Sido që të jetë, ka shumë rëndësi që sot në Kosovë përputhen mbrojtja e interesit kombëtar me mbrojtjen e idesë së demokracisë perëndimore, kundër projekteve perendorake që realizohen përmes spastrimeve etnike dhe krimeve kundër njerëzimit.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Nga ana tjetër, sa më parë që Perëndimi t’i zgjidhë kundërthëniet e veta, aq më mirë për të. Nga ana jonë, ne vetëm mund të ndihmojmë duke vazhduar tek e drejta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *