Bota

(Video) Tmerri i avionëve dhe helikopterëve, Britania e Madhe furnizon Ukrainën me raketat elitare

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, në mënyrë që vendi të mbrohet nga sulmet ruse, që kanë nisur që prej 24 shkurtit.


Deri më tani Britania i ka dorëzuar Ukrainës 2000 raketa antitank NLAW (Armët e Lehta Anti-tank të gjeneratës të së ardhmes). Wallace u tha deputetëve se numri po rritej në 3,615 raketa antitank, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Editorial i The Guardian/ Si po shkërmoqet në pak muaj shteti autokratik i Orbanit

Përveç kësaj, Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte gjithashtu Ukrainën me një ngarkesë të vogël të armëve antitank Javelin dhe po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të raketave Starstreak, të cilat konsiderohen si më të mirat sa i përket sistemeve raketore anti-ajrore me rreze të shkurtër.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte ofruar gjithashtu armë të vogla, parzmore, helmeta, pako racioni dhe furnizime mjekësore në Ukrainë.

Lexo më shumë  Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *