Bota

(Video) Sulmi rus në spitalin e fëmijëve, dalim pamjet nga rrënojat

Qyteti-port i Mariupolit u godit pak më herët nga një sulm ajror rus.

Këtë herë shënjestra e sulmit rus në Mariupl ishte spitali i fëmijëve, i cili pas bombardimit rus u shkatërrua, ndërsa shumë fëmijë janë ende nën rrënoja.

“Forcat pushtuese ruse hodhën shumë bomba në spitalin e fëmijëve. Katastrofa është kolosale”, tha Këshilli bashkiak në njoftimin e tij. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, ka postuar një video në Facebook ku tregon dëmet e shkaktuar nga bombardimi.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

“Mos e quani veten njerëz”, shkruan zyrtari në postimin e tij në Facebook.

Zelensky: Ndaloni vrasjet tani

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në Twitter për sulmin e ri rus, duke cituar video nga rrënojat e spitalit.

“Mariupol. Sulm i menjëhershëm i forcave ruse në spital. Njerëzit, fëmijët, janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jenë bashkëfajtorë në injorimin e terrorit? Mbyllni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! E keni fuqinë por duket se po humbisni njerëzoren”, ishte komenti i presidentit ukrainas.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *