Lajme

Aktori Florian Binaj: Rama thotë shtrëngoni dhëmbët e më pas ikën në Dubai, s’ulen çmimet duke bërë buzët

Aktori Florian Binaj u është bashkuar protestuesve përballë kryeministrisë. I pranishëm në shesh, ai ka kërkuar që bashkë me të, përballë Kryeministrisë të dalin edhe qytetarë të tjerë e të mos fokusohen në klikimet e rrjeteve sociale. Referuar kryeministrit Edi Rama, Binaj thotë se ai u thotë qytetarëve të ‘shtrëngohen’, por vetë arratiset drejt Dubait.

“Nuk ulen çmimet duke bërë buzët e duke blerë klikime në Instagram. I them të rinjve që është Shqipëria atdheu juaj dhe jo Instagrami. Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u ngritën të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, jo vetëm ulim taksat por marrim dhe atë që na takon si qytetarë. Ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe po vriten përditë, Presidenti i Ukrainës u jep shpresë dhe zemër, ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët dhe vetë niset për në Dubai,”- tha Binaj ndër të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *